Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për

0%

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për unitet ndërmjet shqiptarëve, duke reaguar ndaj përplasjeve dhe ndarjeve mbi baza fetare. Përmes një reagimi, Çitaku u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalen para se të shkruajnë apo të sulmojnë njëri-tjetrin për shkak të dallimeve fetare. “Aman, ndalnu pak. Ndalnu veç një minutë. Para se me shkru.

Para se me sha. Para se me e pa tjetrin si armik. Mendoni. Kush na don të ndamë? Kush na don të përçamë? Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?”, ka shkruar ajo. Çitaku ka theksuar se shqiptarët kanë kaluar periudha të vështira së bashku dhe nuk duhet të bien, sipas saj, në atë që e cilëson si “grackë” të përçarjes.

Ajo ka rikujtuar edhe thënien e njohur të Rilindjes Kombëtare, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, duke bërë thirrje që konfliktet dhe urrejtjet e të tjerëve të mos barten në shoqërinë kosovare. “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike “Mos u bëni mashë në beteja që nuk janë tonat. Mos i sillni luftërat e të tjerëve në shtëpitë tona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mos lejoni që urrejtja e dikujt tjetër të bëhet urrejtja jonë”, ka deklaruar deputetja e PDK-së. Sipas Çitakut, katolikët, myslimanët, besimtarët dhe ateistët kanë jetuar bashkë dhe kanë përballuar së bashku momentet më të vështira. “Në ditët më të vështira nuk e kemi pyetur njëri-tjetrin si i lutemi Zotit, apo a i lutemi fare. Kemi pyetur: A je me mua? A je për liri? A je për Kosovën?

Dhe kemi qenë bashkë”, ka shkruar ajo. Në fund, Çitaku ka bërë thirrje për ruajtjen e bashkëjetesës dhe unitetit, duke theksuar se dallimet fetare nuk duhet të shndërrohen në burim përçarjeje. “Kemi varre të përbashkëta. Kemi dhimbje të përbashkëta. Kemi fitore të përbashkëta. Kemi një atdhe të përbashkët. Aman, ruajeni”, ka përfunduar Çitaku./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi