Të dielën deri në 33°C, temperaturat e larta vazhdojnë edhe në fillim

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, më , do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Sipas IHMK-së, vranësira të pakta deri mesatare do të paraqiten kryesisht përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 29 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra për sekondë. Kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, temperaturat e larta gjatë mesditës dhe pasdites mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, sidomos në zonat e ulëta. Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, nga 6 deri në 8.

IHMK-ja ka rekomanduar mbrojtjen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur ndaj rrezatimit diellor. Moti i ngrohtë dhe kryesisht i thatë do të favorizojë pjekjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore, por njëkohësisht do të rrisë nevojën e tyre për ujë. Për këtë arsye, rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës, veçanërisht për kulturat që ndodhen në fazën e zhvillimit aktiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas IHMK-së, temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit.

Burimi: Kallxo