Ngjarje e turpshme pas përfundimit të sfidës Elbasani-Vllaznia,

0%

Tifozët e Elbasanit kanë goditur ish-lojatrin e tyre Emiljano Mutën, tani pjesë e ekipit shkodran jashtë ambienteve të stadiumit “Elbasan Arena”. Gjatë ndeshjes tifozët verdheblu ofenduan Mustën në mënyrë të turpshme dhe pse ndeshja luhej pa tifozë. Pas mbarimit të sfidës ndërsa lojtari po i drejtohej autobusit të ekipit, një grup tifozësh goditën Mustën me grushte.

Policia nuk arriti të ndalonte tifozët dhe pse ndodheshin në stadium. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të lojtarëve të Vllaznisë për të larguar tifozët e Elbasanit. Musta pas goditjeve që mori arriti të largohet dhe të futet në autobus.

Burimi: Bota Sot