Galata fiton me shumë vështirësi ndaj Goztepes

0%

Shpërndaje në: Galatasaray ka fituar me shumë vështirësi ndaj Goztepes me rezultatin 3:2. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së tretë të Superligës së Turqisë. Novatus Miroshi e kaloi në epërsi Goztepen në minutën e 16-të. Galata shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 33-të me golin që e realizoi Davinson Sanchez.

Gabriel Sara e kaloi në epërsi 2:1 Galatasarayn në minutën e 55-të. Tetë minuta më pas, Victor Osimhen, nga penalltia realizoi për 3:1. Juan e ngushtoi rezultatin në 3:2 në minutën e 65-të, por në fund fitorja e takoi Galatasarayt. Galatasaray ka edhe një fitore dhe një barazim. Ndërsa për Goztepen ishte disfata e dytë radhazi. Ka edhe një barazim.

Burimi: Koha