Hoxha 62 minuta, Dinamo e Zagrebit zhgënjeu

0%

Istra dhe Dinamo e Zagrebit luajtën baras 2:2 në stadiumin “Aldo Drosina”, në javën e pestë të Kampionatit tw Kroacisw. Vendasit ishin dy herë në epërsi falë golave të Hamza Jaganjacit dhe Dukan Ahmetit, ndërsa golat për “tw kaltrit” i shënuan Dion Drena Beljo dhe Smail Prevljak, i cili shënoi në fund të ndeshjes për barazimin.

Ky ishte barazimi i parë i Dinamos në sezonin e ri të SHNL-së, pas tri fitoreve, ndërsa Istra regjistroi barazimin e dytë në pesë ndeshjet e para. Ndeshja nisi në mënyrë nervoze dhe Dion Drena Beljo që në minutën e pestë pati një përplasje me lojtarët e Istrës. Mundësinë e parë e pati Dinamo, por goditja e Arbwr Hoxhës në minutën e tretë shkoi mbi portë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Sulmuesi Jaganjac depërtoi në krahun e djathtë, u shkëput nga Matteo Perez Vinlöf, hyri në qendër dhe me këmbën e majtë goditi saktë për 1:0. Pas golit të pësuar, Dinamo rriti presionin dhe barazoi në minutën e 24-t.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hoxha harkoi nga krahu i majtë, topi u devijua nga një lojtar i Istrës dhe erdhi te Beljo, i cili me kokë, nga afër, shënoi për 1:1. Hoxha u paraqit 62 minuta. Megjithatë, gëzimi i mysafirëve zgjati pak. Vetëm pesë minuta më vonë, Istra kaloi përsëri në epërsi pas një kundërsulmi të shpejtë.

Emil Frederiksen gjeti Ahmetin, i cili u shkëput nga Sergio Dominguez, hyri pas mbrojtjes së Dinamos dhe me qetësi shënoi për 2:1. Deri në fund të pjesës së parë, Dinamo pati një mundësi të madhe për barazim. Në minutën e 36-të, Josip Mišić dha një pasim në thellësi për Beljon, i cili doli i vetëm përballë portierit Franko Koliq.

Por Beljo tentoi ta driblonte portierin në vend që të godiste menjëherë, ndaj Koliq arriti ta kapte topin. Në pushim, trajneri i Dinamos aktivizoi Scott McKennan në vend të Sergio Dominguezit. Mysafirët e nisën pjesën e dytë në kërkim të barazimit dhe ushtruan presion të vazhdueshëm, ndërsa Istra kërkonte mundësitë përmes kundërsulmeve.

Istra pati një mundësi të madhe për të shënuar 3:1 në minutën e 79-të. Pas një kundërsulmi dy kundër një, Antonio Mauriq doli i vetëm përballë Ivan Nevistiqit, por portieri i Dinamos e priti goditjen. Vetëm një minutë më vonë, edhe Dinamo humbi një mundësi të madhe. Orshiq pasoi për Prevljakun, i cili nga një pozitë e mirë nuk arriti të godiste siç duhet.

Megjithatë, sulmuesi i Dinamos u korrigjua në minutën e 84-t. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Beljo e uli topin me kokë për Prevljakun, i cili nga afër shënoi për rezultatin përfundimtar 2:2. Në minutën e 90-të, Orshiq pati mundësinë t’ia siguronte fitoren Dinamos, por pas pasimit të Beljos nuk e goditi mirë topin përballë portës së Istrës.

Burimi: Bota Sot