“Kjo protestë s’ka dhe s’do të ketë asnjë drejtues”/ Dita e 91-të e

0%

Tubimi në Tiranë ka hyrë në ditën e 91-të, ndërsa protestuesit vijojnë marshimin e tyre kundër klasave politike. Në podiumin e vendosur në Kryeministri, ata kanë mbajtur fjalime, teksa bëjnë dhe thirrje për revolucion. Ndërkohë, një nga nismëtarët e protestës, Dritan Goxhaj, i është përgjigjur deklaratës së Alfred Cakos, i cili u shpreh se protesta duhet të ketë dikë në krye.

Cako kërkon kreun e protestës/ Grupimi kërkon drejtim të ri: Zëri i protestës është kapur, duhet një mikrofon tjetër “Kjo protestë s’ka dhe s’do të ketë asnjë drejtues”, u shpreh Goxhaj në fjalimin e tij në podium. Pas fjalimeve, ata vijuan programin e tyre, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit.

Burimi: Bota Sot