Dukagjini i Klinës ka importuar një pikë të madhe nga Gjilani. Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat 2:2, në një ndeshje të zhvilluar në Gjilan, në fushën ndihmëse në Gjilan, nën dritat e reflektorëve. Gjilani kaloi në epërsi me Morinën, i cili shënoi në minutën e 9-të, ndërsa Pefqeli barazoi për Dukagjinin në minutën e 20-të.
Potoku riktheu epërsinë e Gjilanit në minutën e 38-të, por Dallku, në minutën e 54-t, vendosi rezultatin përfundimtar 2:2. Pas javës së tretë në elitën e futbollit të Kosovës, Malisheva kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Gjilani me 7, ndërsa Ballkani dhe Dukagjini kanë nga 6 pikë.
