Kane nis bisedimet me Bayernin: Kjo mund të jetë kontrata ime e

0%

Harry Kane ka konfirmuar se ka nisur bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës, e cila aktualisht skadon në verën e vitit 2027. Sulmuesi anglez iu bashkua Bayernit nga Tottenhami në vitin 2023 dhe është shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të skuadrës gjermane. Ai ka realizuar 146 gola në 149 paraqitje zyrtare, ndërsa sezonin e fundit shënoi 61 herë në të gjitha garat.

Kane e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë i Bundesligës për të tretin sezon radhazi, duke e ndihmuar Bayernin ta fitonte titullin dhe Kupën e Gjermanisë. Pas fitores 5:1 ndaj Stuttgartit në javën e parë të kampionatit, 33-vjeçari bëri të ditur se takimi i parë për rinovimin e kontratës është zhvilluar javën e kaluar.

“Kjo nuk është diçka që mund të përfundojë brenda një ose dy javësh. Bëhet fjalë për detajet”, deklaroi Kane. Për shkak të moshës, kapiteni i Anglisë pranoi se marrëveshja e ardhshme mund të jetë kontrata e fundit e rëndësishme e karrierës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jam 33 vjeç, kështu që kjo ndoshta do të jetë kontrata ime e fundit, ose të paktën kontrata ime e fundit e madhe”, tha ai, duke shtuar se bisedimet po ecin mirë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com