Ukshin Hoti – i zhdukur, po jo i harruar

0%

(Kushtuar profesor Ukshin Hotit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në kujtim të të gjithë atyre që u zhdukën si pasojë e represionit dhe dhunës së ushtruar nga regjime kriminale.

Profesor Ukshin Hoti u zhduk në maj të vitit 1999, pas lirimit nga Burgu i Dubravës; që nga ajo ditë, fati i tij mbetet i pazbardhur dhe vendndodhja e tij e panjohur.) Të burgosën. Të dënuan. Të rrahën e të ofenduan. Por nuk arritën as të të tjetërsonin, as të të gjunjëzonin. Mbete ai — Ukshin Hoti i vërtetë, flamur në majat e Lubotenit, skifter mbi çatinë e Lidhjes së Prizrenit.

Ta kishin frikën më shumë se rrufesë dhe cunamit, sepse fjala jote këpuste prangat, e mendimi yt i thellë shembte qelitë dhe rrënonte muret e kasaphanave. Ishe dhe mbete unik e stoik në luftën për liri e demokraci. Të vranë. Të lanë pa varr, të lemerisur se, edhe i vdekur, do të vazhdoje të na flisje, të na këshilloje, të na ndërgjegjësoje se si duhet qëndruar e luftuar për liri e Atdhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të zhdukën e të lanë pa varr, pa e kuptuar se të bënë shumëfish më të madh. Edhe nga hiri yt i tretur, të rinj e të vjetër do të mësojnë se si duhet dashur dhe mbrojtur Atdheu. Ukshin Hoti — krenari e Krushës dhe e mbarë kombit.

Burimi: Bota Sot