Zjarrfikësit në Kolorado të Shteteve të Bashkuara janë thirrur në një shtëpi, pasi një ari hyri me forcë, shkatërroi orenditë dhe shkaktoi zjarr në kuzhinë. Ngjarja ndodhi në Mount Crested Butte, ndërsa në momentin e incidentit brenda shtëpisë ndodheshin dy banorë. Ariu theu derën dhe xhamin e hyrjes, përpara se të rrëzonte mobilie dhe sende të ndryshme.
Më pas kaloi në kuzhinë, ku dëmtoi frigoriferin, shpërndau mbeturinat dhe theu një mbajtëse druri për enët. Mbajtësja ra mbi shporetin elektrik, i cili ishte i ndezur, duke marrë flakë dhe duke e mbushur shtëpinë me tym. Banorët njoftuan Policinë pasi kafsha nisi të gërvishtte derën e dhomës ku ishin strehuar.
Kur mbërritën, zyrtarët policorë e gjetën ariun duke tentuar të thyente edhe një dritare. Për shkak të sjelljes agresive të kafshës, zjarrit aktiv dhe vështirësive për të hyrë në shtëpi, Policia e qëlloi ariun. Më pas, ekipet e zjarrfikësve e shuan zjarrin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
