Liverpooli i vendos çmimin yllit të ekipit pas interesimit nga Man

0%

Liverpooli e ka përcaktuar çmimin për sulmuesin Cody Gakpo, i cili së fundmi ka tërhequr interesimin e Manchester Cityt dhe Tottenhamit. Sipas gazetarit të The Times , Paul Joyce, “Reds” e vlerësojnë reprezentuesin holandez rreth 85 milionë funte.

Kjo shumë është e përafërt me atë që Tottenhami ka paguar për ish-anësorin e Manchester Cityt, Savio, ndonëse Gakpo ka më shumë përvojë dhe një CV më të pasur në Ligës Premier. Liverpooli thuhet se është i gatshëm ta shesë Gakpon dhe, në rast të largimit të tij, klubi do të duhet të sigurojë një zëvendësues, përveç transferimit të pritur të Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germaini.

Në listën e dëshirave të kampionit anglez janë edhe Yankuba Minteh i Brightonit dhe Ismaila Sarr i Crystal Palace, por të dy klubet kanë refuzuar ofertat e para të Liverpoolit. Kështu, e ardhmja e Gakpos mund të bëhet një prej çështjeve më interesante të ditëve të fundit të afatit kalimtar, me Manchester Cityn dhe Tottenhamin që po shtojnë interesimin për holandezin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi