Krasniqi dhe Kamberi shënojnë gola në fitoren e Zurichut

0%

Shpërndaje në: Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi kanë kontribuar me nga një gol në fitoren e Zurichut. Zurichu të shtunën mbrëma në kuadër të javës së pestë të elitës zvicerane e mposhti Lausannen në udhëtim me rezultatin 3:2. Mesfushori Krasniqi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 47-të. Ndërsa mbrojtësi Kamberi në minutën e 58-të e shënoi golin e epërsisë 2:1.

Në golin e Kamberit asistoi Selmin Hoxha. Krasniqi e Kamberi e kompletuan ndeshjen, kurse Hoxha luajti deri në minutën e 75-të. Alban Ajdini ishte në bankën e rezervistëve te Lausanne.

Burimi: Koha