Aksident i rëndë në Finlandë, një qytetar i Kosovës humb jetën

0%

Një person (që sipas familjarëve është nga Kosova) ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën, në rrugën unazore Kehä III, në zonën e Tuupakka-s në Finlandë. Sipas policisë finlandeze, bazuar në të dhënat fillestare, një veturë është përplasur me një motoçikletë gjatë ndërrimit të shiritit të komunikacionit.

Media finlandeze raporton se motoçiklisti ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar. Policia dyshon se drejtuesi i veturës ka qenë nën ndikimin e alkoolit që përbën veprën penale të drejtimit të rënduar në gjendje të dehur. Ai dyshohet gjithashtu për rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të rëndë të vdekjes.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi