Një zakon i përditshëm dhe disa zgjedhje gjatë larjes mund t’ia ulin aftësinë përthithëse dhe ta konsumojnë shumë më shpejt Mbi të shkelim me këmbë të lagura pas çdo dushi, thith vazhdimisht ujë, mbledh pluhur, mbetje produktesh kozmetike dhe papastërti, e megjithatë shpesh është ndër gjërat e fundit që na kujtohet ta fusim në rrobalarëse.
Tapeti i banjës qëndron pjesën më të madhe të kohës në një ambient të ngrohtë dhe të lagësht, ndaj intervalet shumë të gjata mes larjeve nuk janë ide e mirë. Problem edhe më i madh mund të krijohet kur lahet në mënyrë të gabuar, sepse detergjenti i tepërt, zbutësi apo temperatura e lartë mund t’ia ulin aftësinë përthithëse dhe t’ia dëmtojnë shtresën prej gome. 1.
E lajmë shumë më rrallë sesa duhet Nëse prisni që tapeti të fillojë të mbajë erë të pakëndshme ose të duket i papastër para se ta fusni në rrobalarëse, keni pritur tepër gjatë. Me kalimin e kohës, në fijet e tij grumbullohen yndyrat e trupit, papastërtitë dhe mbetjet e losioneve apo produkteve të tjera.
Lagështia në banjë krijon gjithashtu kushte të favorshme për zhvillimin e aromave të pakëndshme, baktereve dhe mykut. Rekomandohet që tapeti të lahet të paktën një herë në javë. Nëse banjën e përdorin disa anëtarë të familjes dhe tapeti laget shpesh gjatë ditës, mund të nevojitet larje edhe më e shpeshtë. Pas dushit, mos e lini tapetin shumë të lagur të ngjitur pas dyshemesë.
Vareni dhe lëreni të thahet plotësisht. 2. Mos e lani vetëm, por as mos e mbingarkoni rrobalarësen Një tapet që duket i lehtë kur është i thatë mund të bëhet shumë i rëndë pasi të jetë ngopur me ujë. Prandaj, në kazanin e rrobalarëses duhet të mbetet hapësirë e mjaftueshme që ai të lëvizë lirshëm.
Nëse rrobalarësja mbushet tepër, uji dhe detergjenti nuk shpërndahen mirë dhe shpëlarja mund të jetë më e dobët. Rekomandohet që kazani të mos mbushet më shumë se rreth dy të tretat e kapacitetit. Megjithatë, as larja e një tapeti krejtësisht vetëm nuk është ideale, sepse mund të krijojë çekuilibër gjatë centrifugimit.
Mund të shtoni edhe një tapet tjetër ose disa peshqirë më të trashë, në mënyrë që pesha të shpërndahet më mirë, transmeton Telegrafi. 3. Më shumë detergjent nuk do të thotë më shumë pastërti Ky është një nga gabimet më të zakonshme. Kur diçka na duket shumë e papastër, instinktivisht shtojmë më shumë detergjent. Te tapeti i banjës kjo mund të japë efektin e kundërt.
Teprica e detergjentit mund të mbetet mes fijeve dhe të krijojë një shtresë që ua zvogëlon aftësinë për të përthithur ujë. Me kalimin e kohës, tapeti mund të bëhet më i fortë dhe të thithë më pak, edhe pse lahet rregullisht. Detergjenti i lëngshëm shpëlahet më lehtë, por duhet përdorur vetëm në sasinë e rekomanduar në paketim. 4.
Zbutësin më mirë shmangeni Mund të duket logjike t’i shtoni zbutës tapetit që të jetë më i butë dhe të ketë aromë të këndshme, por pikërisht ky produkt mund t’ia zvogëlojë aftësinë përthithëse. Zbutësit lënë një shtresë të hollë mbi fije. Te rrobat kjo mund të krijojë ndjesinë e butësisë, por te tekstilet që duhet të përthithin ujë është kundërproduktive.
E njëjta gjë vlen edhe për peshqirët: sa më shumë mbetje të ketë mbi fije, aq më pak ujë përthithin. Kujdes me tapetet që kanë shtresë gome Nëse tapeti ka në pjesën e poshtme shtresë gome ose lateksi kundër rrëshqitjes, temperatura e lartë mund ta dëmtojë. Ajri shumë i nxehtë mund të bëjë që shtresa të çahet, të zhvishet ose të humbasë aftësinë për t’u kapur pas pllakave.
Më e sigurta është ta varni ose ta shtrini në një ambient të ajrosur mirë dhe ta lini të thahet natyrshëm. Gjithmonë kontrolloni edhe etiketën e prodhuesit, sepse materiali përcakton mënyrën e larjes dhe tharjes.
Rregulli më i thjeshtë është ky: lajeni rregullisht, mos e mbingarkoni rrobalarësen, mos e teproni me detergjentin, shmangni zbutësin dhe tregohuni të kujdesshëm me temperaturat e larta. Dhe pas çdo dushi, ngrijeni tapetin e lagur nga dyshemeja dhe lëreni të thahet mirë.
