Ministria e Punëve të Brendshme do ta nderojë policin Triumf Riza në 19-vjetorin e vrasjes, duke zbuluar lapidar përkujtimor për të. Përmes një ceremonie, lapidari do të zbulohet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës. “Gjatë ceremonisë, do të bëhet zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij.” – MPB më .
Ceremonia do të mbahet në ora dhe në të do të marrin pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha; familjarë të Triumf Rizës, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij. Në moshën 27-vjeçare ishte vrarë polici i forcave speciale, Triumf Riza, më .
Sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të. Arben Berisha është shpallur fajtor dhe dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e Triumf Rizës.
Enver Sekiraqa, i akuzuar se ka nxitur Arben Berishën për ta vrarë policin Triumf Riza, ishte dënuar nga shkalla e parë me 25 vjet burgim. Sekiraqa, që nga vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.
Agim Kuçi kishte marrë vendim të veçantë me të cilin i kishte hequr masën e arrestit shtëpiak të akuzuarit Sekiraqa, duke e lënë të mbrohet në liri. Por, Gjykata e Apelit më ka marrë vendim për ta kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën. Policia kishte konfirmuar se Sekiraqa nuk ishte gjetur në dy lokacione në të cilat ishte kërkuar.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e kishte suspenduar gjyqtarin Agim Kuçi lidhur me rastin e heqjes së masës së arrestit shtëpiak për Enver Sekiraqën. Vendimi për suspendimin e gjyqtarit është marrë me shumicë të votave në KGJK. Gjykimi maratonik ndaj Enver Sekiraqës, i nisur në vitin 2014, ka rezultuar me tri dënime të deritanishme.
Në vitin 2016 Sekiraqa u dënua me 36 vjet burgim, kurse me 30 vjet burgim në vitin 2019. E më u dënua me 25 vjet burgim për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës .
