Sulmohen dy anije turke në Detin e Zi, Ankaraja thërret ambasadorin

0%

Ambasadori i Ukrainës në Ankara është thirrur të shtunën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, pas sulmeve ndaj dy anijeve të operuara nga kompani turke në Detin e Zi. Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, të cituara nga Anadolu Agency, anija “Lider Bordo Mavi” u godit më 26 gusht pranë qytetit port rus Tuapse.

Një ditë më vonë, në zonë u dërgua anija “Lider Kocatepe” për të tërhequr mjetin lundrues të dëmtuar, por edhe ajo raportohet se u vu në shënjestër. Pas incidenteve, autoritetet turke ia përcollën ambasadorit ukrainas reagimin e tyre dhe dhanë paralajmërimet përkatëse.

Gjatë takimit, zyrtarët turq theksuan domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë së njerëzve, pronës, lundrimit dhe mjedisit në Detin e Zi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com