E trishtë: Një kosovar vdes në një aksident me motoçikletë në Finlandë

0%

Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë. Sipas Policisë finlandeze , një veturë është përplasur me një motoçikletë gjatë ndërrimit të korsisë. Drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës .

Shoferi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia. Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi. Policia e Itä-Uusimaas po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com