Këngëtarja shqiptare Tayna ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas protestës kundër dhunës dhe vrasjes së grave në Kosovë. Në një InstaStory, ajo ka kritikuar mentalitetin patriarkal dhe mënyrën se si shoqëria vazhdon të përballet me mendësi të vjetra, pavarësisht zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimeve të kohës.
“Patriarkalizmi është një mentalitet që përcillet ndër gjenerata”, s hkruan Tayna, duke shtuar se shoqëria sot jeton në një kohë moderne, ndërsa mentaliteti në disa raste mbetet shumë prapa. Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për kontrollin, posesivitetin dhe autoritetin e burrave ndaj grave.
“Ndoshta problemi është që gratë janë bërë ‘shumë të forta’, po që disa hala s’kanë mësu me bashkëjetu me gra që s’munden me i kontrollu ”, shprehet këngëtarja. Tayna thekson se frika ndaj ligjit mund ta ndryshojë mentalitetin, por vetëm nëse shoqëria fillon ta shohë dhe ta dënojë atë që po ndodh.
