Cako kërkon kreun e protestës/ Grupimi kërkon drejtim të ri: Zëri i

0%

Protesta po shfaq përçarjet e para mes vetë pjesëmarrësve, ndërsa një grup i ri është organizuar paralelisht. Nismëtar i takimit ishte Alfred Cako, i cili mblodhi disa prej protestuesve që kundërshtojnë mënyrën se si po drejtohet tubimi dhe pretendojnë se zëri i tyre nuk përfaqësohet në shesh.

Cako deklaroi se protesta, e cila sipas pjesëmarrësve ka hyrë në ditën e 90-të, është marrë nën kontroll nga një grup i caktuar dhe se duhet të krijohet një tjetër hapësirë për përfaqësimin e protestuesve. Cako, ndërsa hodhi idenë që lëvizja të ketë një drejtim dhe një përfaqësim më të qartë.

Sipas tij, grupimi i ri nuk synon vetëm largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe shmangien e një situate kaosi në rast të rrëzimit të qeverisë. Cako propozoi ngritjen e një grupi pune që të përpunojë idetë dhe kërkesat e protestuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai përdori gjithashtu një retorikë të fortë kundër atyre që i cilësoi si “globalistë” dhe OJF-ve, duke pretenduar se këto grupe kanë marrë kontrollin e protestës. Një nga propozimet konkrete të hedhura në takim ishte krijimi i një “mikrofoni paralel” në shesh, ku të mund të flasin protestuesit që pretendojnë se nuk u është dhënë fjala deri tani.

Cako propozoi që takimi të drejtohej nga Kastriot Çipi dhe që pjesëmarrësit të shprehnin idetë e tyre, me kusht që diskutimet të mos përfshinin ndarje fetare apo krahinore. Propozimi për një mikrofon të dytë solli kundërshtime brenda vetë grupit.

Një nga pjesëmarrëset argumentoi se krijimi i një strukture të re me rregulla dhe kufizime do të ishte thjesht një kopje e asaj që grupi po kundërshton. Por tentativa për të krijuar një zë alternativ brenda protestës nuk kaloi pa përplasje.

Edhe mes pjesëmarrësve të mbledhur nga Cako pati debate për mënyrën e organizimit, drejtimin që duhet të marrë protesta dhe se kush duhet ta përfaqësojë atë. Diskutimet u tensionuan deri në replika personale dhe largimin e një prej pjesëmarrësve nga takimi.

Pavarësisht përplasjeve, ideja që bashkoi pjesën më të madhe të grupit ishte pretendimi se nuk përfaqësohen nga mikrofoni aktual i protestës dhe se duhet të kenë mundësi të artikulojnë kërkesat e tyre.

Burimi: Bota Sot