Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një përpjekje të paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e rreth një të pestës së rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë. Sipas Trumpit, SHBA-ja ka siguruar kontrollin e shumicës së më shumë se 65 miliardë fuçive të rezervave të provuara të naftës venezueliane përmes një partneriteti me kompani private.
Presidenti amerikan dha pak hollësi rreth kushteve dhe mënyrës së zbatimit të marrëveshjes. Plani synon përfshirjen e kompanive amerikane në ringjalljen e industrisë energjetike të Venezuelës, e cila është dëmtuar nga mungesa e investimeve dhe problemet infrastrukturore.
Marrëveshja pritet gjithashtu t’i sigurojë SHBA-së një burim të ri të naftës së papërpunuar, me synimin për të rritur furnizimin dhe për të ndikuar në uljen e çmimeve të karburanteve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
