David Beckham mund ta zgjerojë portofolin e tij me një tjetër klub futbolli, pasi raportohet se është i përfshirë në një ofertë për blerjen e Nantesit. Sipas mediumit francez “Ouest-France”, emri i pronarëve të Inter Miamit po përmendet në bisedimet e nivelit të lartë për marrjen e klubit francez, i cili po kalon një periudhë të vështirë sportive.
Beckham është pronar i Inter Miamit në kampionatin amerikan MLS dhe bashkëpronar i Salford Cityt, së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij nga gjenerata e njohur si “Class of ’92”. Nantes, që numëron tetë tituj të kampionit të Francës, aktualisht garon në Ligue 2 pas rënies nga elita dhe ndodhet në fund të tabelës pas tri humbjeve në tri ndeshjet e para.
Klubi raportohet se ka marrë të paktën tri oferta për blerje. Dy prej tyre lidhen me fonde britanike, ndërsa në diskutime po përmendet vazhdimisht edhe grupi i lidhur me Beckhamin. Pronari aktual, Waldemar Kita, besohet se është i gatshëm ta shesë Nantesin.
Ai e bleu klubin në vitin 2007, por drejtimi i tij është shoqëruar me pakënaqësi të mëdha mes tifozëve, dy rënie nga Ligue 1 dhe 24 ndryshime trajnerësh gjatë 19 vjetëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
