Kurti mirëpret Donjeta Sadikun, kampionen që triumfoi ndaj boksieres

0%

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij boksieren Donjeta Sadiku, pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Kurti bëri të ditur se Sadiku ia ka dedikuar medaljen Kosovës, ndërsa e falënderoi atë për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në sportin e boksit.

“Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike”, shkroi Kurti. Ai tregoi se Sadiku dhe trajnerja e saj, Marjola Sallauka, kanë nisur menjëherë përgatitjet për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm. Gjatë takimit është diskutuar edhe për synimet për medalje në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Krenar edhe me boksin e Kosovës, përveçse me xhudon. Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive”, përfundoi Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com