Malisheva pa mëshirë ndaj Feronikelit ’74, triumfon bindshëm me tre

0%

Malisheva ka shënuar fitore të merituar ndaj Feronikelit me rezultat 0-3, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Skuadra e Thomas Brdaric e nisi më mirë takimin dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 11-të përmes Kreshnik Ukës. Malisheva vazhdoi të ishte më kërkuese dhe në minutën e 24-t e dyfishoi epërsinë me Liridon Xhylanin.

Feronikeli pati vështirësi të krijonte raste të rrezikshme dhe nuk arriti të gjente hapësira për ta shqetësuar seriozisht mbrojtjen mysafire. Në anën tjetër, Malisheva luajti më e organizuar dhe tregoi efikasitet në momentet vendimtare. Në pjesën e dytë, Uka shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 56-të, duke vulosur fitoren 0-3 të Malishevës.

Feronikeli pësoi humbjen e tretë radhazi në tri xhirot e para, ndërsa Malisheva regjistroi fitoren e dytë të sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi