Franck Kessie do të bëhet futbollisti i ri i Atalantës. Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka rënë dakord me kushtet e kontratës dhe pritet të rikthehet në Serie A pas përvojës në Arabinë Saudite me Al Ahlin. Kujtojmë se 29-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Juventusit, mirëpo marrëveshja me bardhezinjtë u bllokua në momentet e fundit për shkaqe ekonomike.
Më parë, Kessie ka qenë pjesë e Milanit për 5 sezone, aty ku fitoi edhe titullin kampion në vitin 2022. Nga aty, kaloi më pas në Spanjë te Barcelona ku luajti vetëm një sezon dhe e fitoi gjithashtu titullin.