Kurti takoi përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina, thotë se Serbia po

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka takuar sot, më , disa përfaqësues të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.

Në takim kanë marrë pjesë Enkel Rexhepi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar; Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi; Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit dhe studentëve.

Sipas Kurtit, ata kanë pengesa të pamerituara me të cilat përballen, diskriminim sistematik e institucional dhe, së fundmi bllokim nga institucionet e Serbisë për mbështetjen financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë për shqiptarët e këtyre trevave. “Kjo mbështetje nuk është as e fshehtë, as e paqartë dhe është komplet transparente.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për vite me radhë, mbështetja për arsimin, kulturën, artin, sportin, median dhe organizatat e shoqërisë civile është realizuar përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucionit përfaqësues të shqiptarëve sipas vetë legjislacionit të Serbisë.” – ka shkruar Kurti në Facebook më .

Nga mjetet që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për t’i transferuar te shqiptarët e Luginës, ai thotë se janë bllokuar dy transfere: 304 mijë e 511 euro e 16 centë në janar të vitit 2026 dhe 1 milion e 837 mijë e 511 euro e 16 centë në prill 2026.

“Me këto mjete lidhen 136 projekte në arsim, kulturë, artë, sport, përdorim të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, media si dhe mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta, 61 familje të nxënësve që kanë humbur njërin apo të dy prindërit, si dhe programet për libra falas, praktikë profesionale dhe mbravatjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.” – ka shtuar Kurti.

Kurti vlerëson se kjo nuk është çështje teknike, sepse kur bllokohen mjetet për libra, pasojën e ndien nxënësi. “Kur bllokohet mbështetja për kulturën, dobësohet identiteti. Kur bllokohet media në gjuhën shqipe, zvogëlohet hapësira publike e shqipes. Kur bllokohen programet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, dobësohet vetë kapaciteti institucional i shqiptarëve në këto treva.” – thotë ai.

Më tej, Kurti thotë se përfaqësuesit ngritën shqetësimin se izolimi financiar po bëhet instrument shtesë mbi një realitet tashmë të rënduar nga nën-përfaqësimi në institucione, pengesat në punësim, mosnjohja e diplomave nga Kosova, problemet me përdorimin e gjuhës shqipe dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve atje.

“Pozita e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak është çështje e të drejtave të njeriut, e sundimit të ligjit dhe e përgjegjësisë së një shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Sanxhakut, si dhe avokimin ndërkombëtar për të drejtat e tyre.” – ka theksuar Kurti.

Kurti thekson po ashtu se mjetet duhet të zhbllokohen e të arrijnë në llogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kurse projektet e aprovuara duhet të realizohen “sikur edhe diskriminimi nuk duhet të normalizohet.” Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më , ka miratuar vendimin për ndarje të mjeteve financiare për Luginën e Preshevës.

Në këtë mbledhje nuk u bë e ditur shuma që ishte ndarë.

Burimi: Kallxo