Hajdari e Avdullahu e nisin edicionin e ri me humbje

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu me Hoffenheimin e kanë nisur edicionin e ri në elitën gjermane me humbje. Hoffenheimi të shtunën pasdite u mposht në udhëtim nga Kolni me rezultatin 3:2. Avdullahu e kompletoi ndeshjen, kurse Hajdari luajti deri në minutën e 87-të. Për Hoffenheimin nuk u paraqit sulmuesi Fisnik Asllani.

Sulmuesi i Kosovës nuk ishte në gjendje të paraqitej në ndeshjen e parë të edicionit. Thijs Dallinga shënoi dy gola, ndërsa Said El Mala realizoi një në fitoren e Kolnit. Ndërkohë për Hoffenheimin golat i realizuan Adam Daghim dhe Ozan Kabak.

Burimi: Koha