Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

0%

Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë deri në 100 kilogramë. Në përballjen vendimtare, Zekaj mposhti me Ippon algjerianin Rayane Zakaria Benatia, duke i siguruar Kosovës një tjetër medalje në këtë garë. Zekaj e nisi paraqitjen me fitore ndaj malazezit Aleksandar Tomic, të cilin gjithashtu e mposhti me Ippon.

Në çerekfinale u mund nga tuniziani Koussay Ben Gares, rezultat që e dërgoi në repesazh. Xhudisti kosovar u rikthye fuqishëm përmes repesazhit dhe triumfoi në duelin për medaljen e bronztë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com