Një mortajë është gjetur mesditën e sotme pranë kanalit të ujërave të larta në qytetin e Vlorës, duke alarmuar banorët e zonës dhe duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Mortaja është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve që po kryheshin për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të kanalit.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik për kalimtarët./Euronews Albania
Burimi:
Telegrafi
