Numri i viktimave nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 73.449, pasi në 48 orët e fundit janë vrarë nëntë palestinezë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ministria tha se një numër viktimash mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancave dhe mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek ato.
Sipas saj, ushtria izraelite vazhdon shkeljet e marrëveshjes së armëpushimit që është në fuqi që nga 10 tetori 2025. Ministria deklaroi se bilanci i viktimave nga shkeljet izraelite që nga hyrja në fuqi e armëpushimit është rritur në 1.313 të vrarë dhe 4.361 të plagosur.
Ndërkohë, bilanci i përgjithshëm i luftës së Izraelit në Gaza që nga 8 tetori 2023 ka arritur në 73.449 të vrarë dhe 174.472 të plagosur. Krahas viktimave, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë, Izraeli ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës civile të Rripit të Gazës, ndërsa OKB-ja ka vlerësuar se kostot e rindërtimit arrijnë në rreth 70 miliardë dollarë. /AA
