Konfirmohet vendimi drastik në Angli

0%

Armando Broja është lënë jashtë listës së Bërnlit, që do të përballet sot(29 gusht) me Noruiç. Broja mori minuta në tri ndeshjet e kaluara. Sulmuesi i Kombëtares nuk la gjurmë, ndërsa në takimin e fundit të “EFL Cup” erdhi eliminimi nga Bradford.

Broja e shikon kështu veten jashtë për transfertën e javës së tretë të Championship. 24-vjeçari po kalon një periudhë mjaft të vështirë në karrierën e tij. Gjatë kësaj kohe nuk është përjashtuar mundësia e largimit, ndërsa trajneri Niki Hajen po jep sinjale që nuk e ka në plane.

Burimi: Bota Sot