Alarm nga Washingtoni: Serbia po afrohet me Iranin, paralajmëron

0%

Analisti Melazim Koci ka reaguar pas deklaratave të kongresmenit amerikan Joe Wilson, një nga hartuesit e projektligjit “Srbija Act”, i cili akuzoi Serbinë se nën drejtimin e Aleksandar Vuçiqit është afruar me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Wilson tha se Beogradi po largohet nga sundimi i ligjit dhe po kërcënon stabilitetin e rajonit.

Sipas Kocit, veçanërisht shqetësuese është përmendja e afrimit të Serbisë me “regjimin terrorist në Teheran”. Koci ngre pyetjen nëse ky bashkëpunim përfshin edhe çështje të furnizimit apo dërgimit të armëve drejt Iranit, ndërsa thekson se “Srbija Act” kërkon që Beogradi të distancohet nga lidhjet strategjike me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Postimi i plotë: Alarm nga Washingtoni: Serbia po afrohet me regjimin terrorist të Teheranit! …….. Njëri prej hartuesve të projektligjit për Serbinë, “Srbija Act”, të paraqitur në Kongresin amerikan, republikani Joe Wilson, ka reaguar edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Wilson e akuzon drejtpërdrejt Serbinë se, nën drejtimin e presidentit Vuçiq, është larguar nga sundimi i ligjit, është afruar me Rusinë, Kinën dhe Iranin, dhe se qeveria e Beogradit “kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjërë”. Por ajo që bie në sy është kjo akuzë e kongresmenit amerikan: Serbia është afruar me “regjimin terrorist në Teheran”.

Është hera e parë që një kongresmen amerikan e artikulon publikisht një akuzë të tillë ndaj Beogradit. Një pyetje është e pashmangshme: në cilat fusha është thelluar bashkëpunimi Serbi – Iran? Dhe a përfshin ky bashkëpunim edhe çështje të furnizimit apo dërgimit të armëve drejt Iranit?

Ndërkohë, projektligji “Srbija Act” i paraqitur në Kongresin amerikan kërkon, ndër të tjera, që Serbia të distancohet nga lidhjet strategjike me Rusinë, Kinën dhe Iranim. Mesazhi nga Washingtoni duket i qartë: Beogradit po i kërkohet të zgjedhë anë në përplasjen aktuale botërore. Duket se ka kaluar koha e broçkullave për “neutralitetin” e rremë.

Burimi: Bota Sot