Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dënuar ashpër përpjekjet e Serbisë për lartësimin e figurës së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq. OVL e UÇK-së thekson se lartësimi i figurës së Mlladiqit fyen çdo viktimë të tij.
Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi Lexoni të plotë reagimin e OVL e UÇK-së: Dënojmë ashpër përpjekjen e turpshme të Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror.
Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid. Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.
Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë.
