Shëngjini mbushet me pushues të shumtë

0%

Përveç bukurive natyrore, edhe çmimet e favorshme po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e interesit për Shëngjinin. Shëngjini po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje vizitorësh.

Natyra e bukur, plazhet me rërë dhe ujërat e pastra të Adriatikut janë ndër arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë zonë për të kaluar pushimet verore. Përveç bukurive natyrore, edhe çmimet e favorshme po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e interesit për Shëngjinin.

Krahasuar me destinacione të tjera bregdetare, pushuesit gjejnë mundësi më ekonomike për akomodim, ushqim dhe argëtim, pa bërë kompromis me cilësinë e shërbimeve. Operatorët turistikë dhe bizneset lokale raportojnë një fluks të shtuar rezervimesh, ndërsa vizitorët vlerësojnë mikpritjen dhe kushtet që ofron zona, raporton Tv Klan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, kombinimi i natyrës së veçantë me kostot e përballueshme e bën Shëngjinin një zgjedhje ideale për familjet, të rinjtë dhe turistët e huaj. Sipas tur-operatoreve, pritshmëritë janë që numri i turistëve të vijojë të rritet, duke forcuar më tej pozicionin e Shëngjinit si një nga pikat më të rëndësishme turistike të bregdetit shqiptar.

Burimi: Telegrafi