“Pamje si në Fast and Furious”, hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga

0%

Një skenë e pazakontë është regjistruar në Egjipt, ku disa hajdutë kanë arritur të vjedhin rreth 105 kilogramë mish pule nga një furgon në lëvizje, pa u diktuar nga shoferi. Ngjarja është filmuar dhe videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale. Në pamje shfaqen autorët duke iu afruar furgonit dhe duke nxjerrë ngarkesën e pulave ndërsa automjeti vijon të lëvizë.

Shoferi nuk ka konstatuar vjedhjen në momentin që ajo po ndodhte. Sipas raportimeve, kompania që transportonte ngarkesën është vënë në dijeni për vjedhjen vetëm pasi pamjet e incidentit nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit për mënyrën e pazakontë të kryerjes së vjedhjes, ndërsa autoritetet pritet të verifikojnë pamjet për identifikimin e personave të përfshirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi