Konfirmohen datat e ndeshjeve të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve

0%

UEFA ka konfirmuar kalendarin e fazës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27, me 36 skuadrat që do të nisin garën nga 8 shtatori dhe do ta përfundojnë këtë fazë më . Faza e Ligës së Kampionëve do të nisë të martën, më , ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen nga 8 deri më 10 shtator. Kjo do të jetë e vetmja xhiro që do të shtrihet edhe në ditën e enjte.

Pas kësaj, skuadrat do të rikthehen në aksion në muajin tetor. Xhiroja e dytë do të zhvillohet më 13 dhe 14 tetor, ndërsa xhiroja e tretë më 20 dhe 21 tetor. Në nëntor janë paraparë dy xhiro. Xhiroja e katërt zhvillohet më 3 dhe 4 nëntor, ndërsa xhiroja e pestë më 24 dhe 25 nëntor.

Champions League: All the league phase fixtures for 2026/27 👇 #UCL pic.twitter.com/DR4yxxDdWd — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 29, 2026 Në dhjetor zhvillohet xhiroja e gjashtë, më 8 dhe 9 dhjetor, ndërsa faza e ;igës do të vazhdojë në janar 2027. Xhiroja e shtatë është në program më 19 dhe 20 janar, ndërsa xhiroja e tetë dhe e fundit do të zhvillohet më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen në të njëjtën kohë. Pas përfundimit të tetë xhirove, tetë skuadrat e para në tabelë do të sigurojnë direkt kualifikimin në 1/8-tën e finales. Ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në ‘play-off’, ndërsa skuadrat që përfundojnë nga vendi i 25-të e poshtë eliminohen nga garat evropiane.

Kompletohet shorti i Ligës së Kampionëve, 36 skuadrat mësojnë rivalët në fazën e ligës Më pas, faza nokaut do të nisë në shkurt, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve 2026/27 do të zhvillohet më në Madrid, në stadiumin “Metropolitano”.

Datat e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve Xhiroja 1 : 8- Xhiroja 2 : 13- Xhiroja 3 : 20- Xhiroja 4 : 3- Xhiroja 5 : 24- Xhiroja 6 : 8- Xhiroja 7 : 19- Xhiroja 8 :

Burimi: Telegrafi