Media serbe jep arsyen skandaloze në rastin e Republikës së Kosovës

0%

Mendësia serbe si gjithmonë ushqehet duke gënjyer veten. Lojërat Mesdhetare morën vendimin që, në short, të mos i ndanin Serbinë dhe kombëtaren e Kosovës, dhe të dyja u hodhën në Grupin C. “Serbia u tërhoq nga gara për shkak të të ashtuquajturës Kosovë! Përfaqësuesja jonë refuzoi të luante kundër përfaqësueses së shtetit të rremë!:, është shkrimi skandaloz i media serbe “Kurir”.

“Megjithatë, deri te ndeshja nuk do të vijë, pasi Serbia vendosi të tërhiqet nga gara. Kosova në basketboll 3×3, në konkurrencën e meshkujve, do ta nisë garimin në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 më 29 gusht kundër Portugalisë, pas ndryshimeve të fundit në orarin e garave.

Ndeshja Kosovë–Serbi, e cila ishte planifikuar të luhej po atë ditë, nuk do të zhvillohet pasi Serbia u tërhoq nga gara. Si rezultat i kësaj, Grupin C tani e përbëjnë Kosova, Portugalia dhe Turqia, ndërsa dy ekipet e para do të kualifikohen në çerekfinale“, njoftoi Federata e Basketbollit e Kosovës”, ka shkruar media serbe..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti i Komitetit Koordinues të Lojërave Mesdhetare në Taranto, Stavri Belo, deklaroi menjëherë pas shortit se ideja themelore e sportit është „lidhja e njerëzve“, dhe shprehu bindjen se do të gjendej zgjidhja më e mirë lidhur me një përballje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës në Lojërat Mesdhetare, si dhe se nuk do të kishte incidente.

“Sa i përket shortit, me sa di unë, kjo nuk është hera e parë që Kosova dhe Serbia përballen në sport, ndoshta jo në basketboll, por në disiplina të tjera. Në këtë periudhë nuk ka pasur raste të tilla. Kjo mund të ndodhë, për shembull, në xhudo dhe në sporte të tjera individuale. Ka pasur përballje të tilla “, tha Belo.

Burimi: Bota Sot