Ylli i Kombëtares U-17 nuk ndalet

0%

Armend Muslika është ylli i Kombëtares U-17 që po shkëlqen në akademinë e Totenhem. Mesfushori me tipare sulmuese shënoi sot dy gola me Totenhem U-18. Fillimisht numri 10 në akademinë e Totenhem bëri gjithçka vetë për të zhbllokuar takimin. Më pas plotësoi dopietën personale. Tashmë ka dy dopieta në dy ndeshje radhazi. Kujtojmë se është vetëm fillimi i sezonit.

Muslika është produkt i Totenhemit. Kujtojmë se te Shqipëria U-17 ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Burimi: Bota Sot