UEFA ka përcaktuar kalendarin e plotë për fazën e grupeve në Champions League, sezoni 2026-2027. Dy lojtarët e Kombëtares, portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilo do të e “çelin” këtë sezon të ri, si pjesë e AEK, konkretisht kundër LASK, 8 shtator prej orës . Po në datën 8 shtator do të zhvillohet “finale e parakohshme” në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe Inter.
Në raundin e parë, sfida interesante parashikohet edhe Napoli – Arsenal e Liverpool – Atletico Madrid. Befasia e madhe, Sabah FC, do të jetë “mysafirë” në “Old Trafford” kundër Manchester United.