Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Kosova e ka siguruar tashmë edhe një medalje nga Lojërat Olimpike ‘Taranto 2026’, por do të synojë të artën. Bëhet fjalë për Laura Fazliu, e cila ka kaluar në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Laura mposhti me Ippon, Doris Boursas nga Franca, ndërsa në finale do të ndeshet me Carlotta Avanzato nga Italia. Kështu, xhudistja jone e ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë, por do ta kërkoj të artën për të bërë të dytën për Kosovën pas boksieres Donjeta Sadiku.
Vlen të theksohet se Kosova ka fituar edhe tri medalje të bronzta në xhudo me Fatjona Kasapin, Akil Gjakovën dhe Flaka Loxhën, teksa në garë për të bronztën është edhe Shpati Zekaj, i cili ka nevojë vetëm edhe për një fitore në repesazh.
