Tirana pranë kualifikimit në Champions, sot pret Hjorring

0%

Në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik, prej disa ditësh po zhvillohen me grumbullim ndeshjen e raundit para-eliminator të Ligës së Kampioneve në futsall. Në këtë kompetecion merr pjesë edhe Tirana, e cila është shumë pranë kualifikimit për në raundin tjetër, pasi tashmë kanë shënuar dy fitore në Grupin B.

Kampionët e Shqipërisë mundën në takimin e parë Apolel Nikosian e Qipros me rezultatin 8-6, ndërsa në sfidën e dytë kaluan në shifra të thella 9-1 skuadrën uellsiane të Kardifit. Bardheblutë kryesojnë grupin me pikë të plota, ndërsa këtë të shtunë, në orën , do të luajnë takimin e fundit në grup kundër danezëve të Hjorring.

Tirana është vetëm një hap larg sigurimit të vendit të parë, që do t’i kualifikonte në raundin kryesor të “UEFA Futsal Champions League”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot