Gregoritsch i kërkoi fanellën De Paulit, u befasua çfarë mori pas

0%

Shpërndaje në: Futbollisti i Austrisë, Michael Gregoritsch, ka treguar për mediumet së fundmi një ngjarje të pazakontë, që i kishte ndodhur në Kupën e Botës. Gregoritsch 32-vjeçar, i cili realizoi gol vendimtar ndaj Bosnjë-Hercegovinës në kualifikimet e Botërorit 2026, do ta mbajë mend 22 qershorin kur Austria u ballafaqua me Argjentinën në fazën grupore.

Austria u mposht 2:0, ndërsa futbollisti i Augsburgut e shfrytëzoi rastin që ta ketë një fanellë të Argjentinës, që u mposht më pas në finale nga Spanja 1:0.

“Mendoja se u bëra i mençur kur nuk ia kërkova Messit fanellën pasi disa lojtarë tjerë ishin afër tij”, ka thënë Gregoritsch fillimisht, e më pas ka treguar se i është afruar Rodrigo De Paulit, idhullit të tij gjatë kohës sa ishte tek Atletico Madridi. “Ai madje ka fanellë me mëngë të gjata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më tha ‘si, claro’”, ka vazhduar tutje sulmuesi i gjatë 193 centimetra, që ishte një lloj konfirmimi nga mesfushori argjentinas se do t’ia jap fanellën. Por, pakënaqësia e tij erdhi në dhomat e zhveshjes. Ai ka dhënë detaje për këtë. “E mora fanellën me gëzim dhe më pas e vërejta se ishte fanellë me mëngë të shkurtra.

Ai më dha një fanellë të dyqaneve ku blejnë tifozët”, ka deklaruar Gregoritsch. Gregoritsch në fund tha se nuk ka mundur ta veshë fare fanellën pasi ishte numër i vogël.

Burimi: Koha