Ndjekja e Arsenalit për Julian Alvarez ka pësuar një pengesë të madhe, me sulmuesin e Atletico Madridit që thuhet se i ka thënë Mikel Artetas se nuk dëshiron të bashkohet me klubin londinez. Gazetari David Ornstein dha përditësimin e fundit, duke thënë: “Ai ka folur me Mikel Arteta-n dhe i ka thënë se nuk dëshiron të vijë”.
Ky zhvillim mund t’i japë fund shpresave të Arsenalit për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares argjentinase, pavarësisht gatishmërisë së tyre për të bërë një investim të madh në sulm.
Arsenali e kishte identifikuar Alvarezin si opsionin e tyre të preferuar për të forcuar më tej sulmin e Artetas dhe ishte i përgatitur të shqyrtonte një marrëveshje me vlerë potencialisht më shumë se 120 milionë euro.
Alvarez u shfaq në klub me një diagnozë depresioni shkaku i mos transferimit te Barcelona, refuzon të stërvitet me Atleticon Ndërkohë, Atletico Madridi ka qenë gjithnjë e më i hapur për shitjen e 26-vjeçarit, veçanërisht me tensionet rreth situatës së tij. Megjithatë, preferenca e Alvarezit ka mbetur pengesa vendimtare.
Barcelona më parë kishte qenë destinacioni i tij i preferuar, megjithëse Atletico e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë një marrëveshje me rivalët e tyre spanjollë.
