Theret me thikë një person në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

0%

jë person është arrestuar nën dyshimin se kishte therur me thikë një burrë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Metush Krasniqi” dhe u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor”. “Rr. Metush Krasniqi, Fushë Kosovë -. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje ”, njofton Policia.

Burimi: Bota Sot