Ekskluzive | Kapet i dyshuari për grabitjen te “Maxi24” në Bill

0%

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin që dyshohet se qëndron prapa grabitjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, raporton ekskluzivisht Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Art Fejza, 26-vjeçar, i cili tashmë ka përfunduar në ndalim policor.

Grabitja kishte ndodhur më 28 gusht, rreth orës , në marketin “Maxi24”. Sipas informacioneve të rastit, një person i veshur me duks të bardhë dhe me kapuç në kokë kishte hyrë në market dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, kishte kanosur arkëtarin duke i kërkuar paratë që ndodheshin në arkë.

I dyshuari kishte arritur të merrte rreth 250 euro dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kishin dalë menjëherë në lokacion dhe kishin nisur kërkimet, por të dyshuarin nuk kishin arritur ta lokalizonin atë natë. Hetimet për zbardhjen e grabitjes kanë vazhduar nga Njësia e Hetimeve e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm disa orë më vonë, rreth orës , Njësia Reaguese e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë ka arritur të sigurojë prezencën e Art Fejzës, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, Prokurori i Krimeve të Rënda ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij.

Fejza është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Lipjan, ndërsa ndaj tij po zhvillohen procedurat nën dyshimin për veprën penale “Grabitja”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com