Hajnat hyjnë me forcë në kishë në Novobërd, vjedhin mbi 1 mijë euro

0%

Një kishë në fshatin Bushincë të Novobërdës ka qenë cak i një vjedhjeje, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë mbi 1 mijë euro. Rasti është raportuar më , rreth orës , nga një person. Sipas raportimit, të dyshuarit kanë hapur me forcë derën e hyrjes së objektit të kishës dhe kanë depërtuar brenda saj.

Nga një arkë në objekt, ata dyshohet se kanë vjedhur rreth 1 mijë deri në 1 mijë e 100 euro para. Sipas ankuesit, këto para ishin kontribute të mbledhura nga besimtarët. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Rasti është duke u hetuar.

Burimi: Kallxo