Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në Kamëz, ku vetura e Policisë është përplasur me një veturë tjetër. Policia e Tiranës ka mohuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore.
Sipas Policisë, 26-vjeçari R.T. dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi veturën, teksa po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dhe është përplasur me veturën e Policisë. Dy policët janë dërguar për trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari nuk ka pësuar lëndime dhe është shoqëruar në Polici. Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
