Ndeshje interesante në Premier League

0%

Shpërndaje në: Me ndeshjen mes Crystal Palace dhe Manchester Cityt ka filluar xhiroja e dytë e Premier Leagues. Fundjava ofron disa ndeshje të forta. Vëmendja kryesore do të jetë te përballjet Tottenham Hotspur – Newcastle United, Chelsea – Brighton dhe Aston Villa – Arsenal. Tottenhami të shtunën nga ora e pret Newcastlen.

Tottenhami kërkon të reagojë në xhiron e dytë pasi që në ndeshjen hapëse pësoi disfatë nga Brentfordi me rezultatin 3:0. Dueli ndaj Newcastlet nuk pritet të jetë i lehtë për Tottenhamin që e kërkon fitoren e parë. Ndërkohë Newcaslte në xhiron e parë barazoi 2:2 me Liverpoolin. Tottenhami ka shpenzuar mbi 300 milionë euro në këtë afat kalimtar.

Ndërkohë një tjetër ndeshje interesante luhet të dielën nga ora ndërmjet Chelseat dhe Brightonit. Chelsea në xhiron e parë fitoi 3:2 ndaj Fulhamit. Në xhiron e parë edhe Brightoni e mposhti thellë 4:0 Aston Villan. Xhiroja e dytë mbyllet të hënën me ndeshjen që luhet nga ora ndërmjet Aston Villas dhe Arsenalit. Arsenali është kampion në fuqi i Anglisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Topçinjtë” e filluan mbrojtjen e titullit me fitore. E kanë mposhtur Coventryn me rezultatin bindës, 3:0.

Burimi: Koha