Dy grabitje në Prishtinë, njëra në një market – tjetra në një pikë të

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të grabitjes kanë ndodhur në Prishtinë. Njëri rast ka ndodhur në një market, ndërkaq rasti tjetër në një pikë karburanti. Raporti i plotë i policisë: Rr.Bill Clinton, Prishtinë – . Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në market, ka njoftuar se një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës i ka grabit 250€ dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguari në mbajtje. Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë – . Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pikë karburanti, ka njoftuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënim i ka grabit 430€ dhe ka ik në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi