U godit nga vetura, vdes këmbësori në Llabjan të Novobërdës

0%

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një vozitës, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka goditur një këmbësor. Pas përplasjes, këmbësori është goditur edhe nga një veturë tjetër. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkaq, “të dy vozitësit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Burimi: Bota Sot