Milani e mposht Venezian e Rrahmanit

0%

Shpërndaje në: Me dy golat e shënuar në pjesën e dytë, Milani e ka mposhtur Venezian të premten mbrëma me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Serie A. “Kuqezinjtë” edhe në xhiron e parë fituan ndaj Torinos. Ndërsa për Venezian ishte disfata e dytë radhazi. Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri u mposht nga Lecce. Gonçalo Ramos e realizoi golin e parë në minutën e 69-të.

Redouane Halhal shënoi autogol në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 2:0. Ardon Jashari në lojë te Milani u inkuadrua në minutën e 74-t. Ndërsa sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, nga minuta e 80-të u paraqit për Venezian.

Burimi: Koha